Më shumë se 200 gra me fosnjat e tyre në gji organizuan një protestë në një kafene në mbrojtje të një nëne tjetër 28 vjepare e cila pretendon se ishte abuzuar verbalisht nga stafi i kafenesë në Bristol.
Kelly Schaecher pretendon se kur kishte shkuar përsëri në kafe, i ishte thënë nga stafi se: "ju keni erdhur përsëri në kafen time për t'i dhënë gji fëmijës tuaj? Ikni se nuk mund t'ju pranojmë".
Kur fjala qe përhapur, në Facebook u krijua një grup që mbështeti nënë 28 vjeçare duke organizuar dhe një protestë mbështetje, pasi nuk ka asgjë të keqe nëse ushqen fëmijën me gji në një kafe.
Kelly tha: "Ajo që ne bëmë ishte një tubim paqësor, jo një protestë dhe kemi pasur një reagim të vërtetë të mirë nga policia dhe publiku.
Kelly punon në Universitetin e Bristolit dhe u shpreh se në klube nate dhe kafe sheh vajza lakuriq të cilat nuk përzihen, atëherë pse i jep fëmijës gji, çfarë të keqe ka?
Pronari i kafesë tha se ishte një keqkuptim dhe madje tani ka venë një shenjë që lejohet nëna t'i japë fëmijës gji.