Pep Guardiola pritet të mbërrijë në Moskë të premten mes pretendimeve se ai ka nënshkruar një marrëveshje paraprake për t'u bërë menaxher i ardhshëm i Rusisë.
Fabio Capello ka shprehur tashmë interesin e tij në zëvendësimin e Dick Advocaat, dhe burime në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të Russian FA të mërkurën u pretendua se një kontratë tashmë ishte nënshkruar me një trajner të ri.
Pronari Spartak Moscow dhe bossi i naftës Leonid Fedun, kanë konfirmuar gadishmërinë e tyre për të sponsorizuar për Guardiolën.
E ardhmja e Pep Guardiola po lakohet që kur u largua nga drejtimi i klubit katalanas edhe pse disa herë ka theksuar se do të bëjë një vit pusihm.
Në këto dy muaj janë interesuar për të edhe ekipe si Chelsea, Milan, Inter dhe kombëtarja e Anglisë.