English

Fytyrat ëngëllore (FOTO)

Fatkeqësitë e tyre ndoshta nga më torturueset i kanë lënë me njollë për gjithë jetën, dhe si të tilla ato janë të destinuara të dëgjojnë ofendime dhe nofka nga më të ndryshmet.

Por dikush ka menduar dhe për to përmes aktiviteteve të ndryshme të rriti anën pozitive psikologjike dhe emocionale për të menduar që dhe ato janë të bukura dhe të zgjuara, pavarësisht nga shenja e tyre sipërfaqësore.

Një aktivitet i tillë "Fytyrat ëngjëllore" organizohet çdo vit në Los Angeles me pjesëmarrjen nga e gjithë bota të vajzave me probleme djegie.
Programi përdor këshillimin në grup, të luajnë rol dhe terapi arti për të shëruar plagët emocionale dhe të mësojnë strategji për t'u përballur me ngacmimet e pafundme që hasin në jetë.
Gjithashtu mësojnë dhe kujdesje për trupin e tyre rreth bukurisë, veshjes, make-up etj.
Ato krijojnë shoqëri të reja të cilat i ndihmojnë më pas për të organizuar aktivitete të tilla në nivele lokale.

KOMENTE