Stephanie Hewson, nga North Tyneside, u godit gjatë një sulmi të tmerrshëm në Whitley Bay, gati tre vjet më parë.
Ajo kthehej nga një parti me shoqërinë e vet dhe ishte me një grup miqsh dhe shokësh, por në momentin kur ajo ndahet nga shokët për t'u futur në shtëpi, vetëm një rrugicë pranë shtëpisë, tërhiqet zvarrë nga një person rreth të 20-ve dhe dhunohet fizikisht dhe seksualisht në mënyrë brutale.
Për 3 vjet policia nuk ka bërë të mundur të identifikojë saktësisht personin e duhur dhe për këtë çdo gjë është mbajtur anonim.
23 vjeçarja u la me lëndime nga më të dhimbshmet, dhe tani pas 3 vjetësh ajo ka vendosur që të dalë haptazi dhe t'i drejtohet publikut nëse do të kenë informata për personin që shihet në kamera i cili pas sulmit largohet dhe është kapur nga kamerat e rrugës ku kreu sulmin.
Ajo shprehet se jeta e saj ka ndryshuar qysh atëherë, ajo ndien frikë sapo të bjerë errësira, ajo nuk del në kopshtin mbrapa, ka frikë të dali nga makina kur shkon në punë përveçse lëndimeve fizike që i ndien përsëri.
Ndaj i bën thirrje të gjithë atyre që mund të kenë informata për sulmuesin pasi ai akoma gjendet i lirë, i bën thirrje të gjitha vajzave dhe grave të sigurohen deri në momentin që të shkojnë në shtëpi brenda dhe të kenë kujdes kudo.
Policia ka hedhur edhe në youtube videon ku shihet një person që është kapur nga kamerat e rrugës në rrugicën ku u krye sulmi, madje një dorë e mbante duke mbërthyer zinxhirin e pantallonave.