English

Tadiç shtrëngon dorën me Hashim Thaçin

Në samitin e mbajtur në Dubrovnik ku po merr pjesë dhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, një shenjë e mirë është zhvilluar midis Ish presidentit serb, Boris Tadiç, dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi të cilët janë takuar duke shtrënguar duart.

Tadiç është shprehur se shtrëngimi i duarve nuk ka ndonjë rëndësi historike, por sipas tij, kjo është e rëndësishme për shkak se problemet që ekzistojnë mes dy popujve, duhet të zgjidhen.

"Nëse nuk zgjidhen problemet, kjo mund të ndikojë keq në gjeneratat e ardhshme", është shprehur Tadiç për agjencinë e lajmeve Tanjug.

Tadiq citohet të ketë thënë se politikanët janë të detyruar të zgjidhin problemet dhe të ndihen të sigurt.

KOMENTE