Një vajzë 28 vjeçare është përzënë nga puna me pretekstin se make-up i saj nuk ishte i përshtatshëm për punë.
Francine Siddaway, 28, u shkarkua nga puna ku merrte 14.857 paund në një vit si punonjëse e pastrimit në Spitalin Addenbrooke në Kembrixh, pasi me sa duket ka refuzuar të ulë kozmetikën e saj të stilit egjiptian.
Por Francine, e cila tashmë është lënë pa punë, pas punës në spital për tre vite e gjysmë, beson se ajo ka qenë "viktimë" në një kohë kur 600 punonjës janë lajmëruar se do t'u ulet rroga ose kush nuk pranon të iki nga puna.
Ajo e përshkruan make up-in e saj si një armë që e bën të ndihet e sigurtë dhe mirë.
Gjithashtu ajo po merret me procedurën ligjore pasi kur ka dhënë intervistën ka qënë me të njëjtin make-up dhe ata e kanë pranuar, atëherë pse kjo ka ndodhur menjëherë tani pasi në kodin tonë të veshjes përkundrazi përshkruhet një paraqitje e mirë e vetes dhe make-up.