Pas luftës së Kosovës një luftë tjetër ishte çmontimi i minave në zoën e Kosovës dhe deri brenda kufirit shqiptar.
Por dëshmia e sotem e cila ka rezultuar me aksident ka treguar se zona nuk është 100 përqind e pastër.
Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një mine në Tropojë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një rrugë dytësore të fshatit Çerem të Tropojës ku makina me të cilën udhëtonin 5 persona ka hasur në një minë e cila ka shpërthyer duke plagosur të pestë personat që ndodheshin në automjet, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Spitali rajonal i Bajram Currit i ka dhënë ndihmën e parë por 2 prej tyre janë transportuar me helikopter në Tiranë.
Personat sipas policisë ishin shqiptarë nga Mali i Zi që mpo shkonin mysafirë në Tropojë te të afërmit.