Ndërkohë që Mario Balotelli pret të bëhet baba, akuza të tjera kanë dalë ndaj tij nga vëllai i Rafaellës, Francesco Fico i cili ka akuzuar Marion pasi i ka kërkuar që Rafaella të abortojë shtatzaninë e saj.
"Është shumë e turpshme kërkesa për një test ADN-je nga ana e Mario Balotellit. Madje, ai ka provuar që t’ia ndryshojë mendjen Rafaelës mbi lindjen e fëmijës; por ai fëmijë është e sigurtë që do të vijë në dritë, edhe pa dëshirën e tij! Mario e di mjaft mirë që është i biri. Ata e kishin në plan një gjë të tillë përpara se të ndaheshin, sidomos Mario e dëshironte shumë një gjë të tillë. Ai e di mirë këtë gjë!”.
Më pas ai ka shpjeguar: “Kemi marrë telefonata nga njerëz të afërt me Balotellin për të bindur Raffaellën që ta ndërpresë shtatzëninë. Por kërkesat e tyre u refuzuan,” rrëfen Françesko. “Duke dëgjuar nga media se Mario i ka kërkuar një test ADN-je motrës sime është një mungesë respekti ndaj saj. Raffaella në këtë moment është keq dhe shumë e stresuar. Është fyer si grua dhe si nënë e ardhshme. Në këtë moment ajo ka nevojë për qetësi,”
Nëna dhe vëllai i Rafaellës asnjëherë nuk e kanë pëlqyer lidhjen që vajza e shtëpisë kishte me Marion, por tani ai ka dalë në mbrojtje të saj duke thënë:
“E kisha pranuar vetëm për dashurinë që kam për motrën time. Mjaft tani! Kërkoj respekt dhe qetësi për një vajzë të re që po bëhet gati të përballojë shtatzëninë”.