English

Ndihem seksi dhe me një lëkurë të re (FOTO)

"Ndihem seksi dhe me një lëkurë të re"- janë fjalët që ka thënë në një intervistë muajin e kaluar, bashkëshortja e Tom Cruise e cila ka bërë publike divorcin e saj.

Për fotot e bëra për revistën ELLE, ajo dukej se është rebeluar kur ka dëgjuar sa Tom ndikonte aq shumë te znj Cruise aq sa zgjidhte dhe se çfarë reçipeta do të vishte.

Por 33-vjeçari ka thënë "Ai ka qenë Tom Cruise për 30 vjet. Unë e di kush jam, ku jam dhe ku unë dua të shkoj, kështu që unë dua të përqëndrohem në këtë. "

Dhe një burim i pranishëm në intervistë tha për New York Post se Katie nuk dukej e lumtur në marrëdhënien e saj me Tom në atë kohë.
Çifti tani është duke u pregatitur për betejën e madhe të divorcit pasi në mes është vajza e tyre 6 vjeçare Suri, por ajo ka siguruar tifozët e saj se është në gjendje të përballojë ndarjen.

Ndërkohë, Tom, i cili ka qënë tepër i zënë me filmin e tij në Islandë dje është kthyer në Los Angeles për të festuar ditëlindjen e tij të 50-të dhe ku është parë të hajë drekë i qetë me 2 fëmijët e tij të adoptuar Connor dhe Isabelës.


KOMENTE