English

Rihanna flet për herë të parë për dhimbjen e saj

Ajo mund të duket një njeri pa ndjenja apo që nuk bëhet merak, por në të vërtetë dhe ajo ka anën e saj më të ndjeshme.

Rihanna për herë të parë flet për dhimbjen e saj pas ndarjes së saj nga Chris Brown në vitin 2009.

Pas atij incidenti, të pafalshëm ata u ndanë, por kjo ndarje ka lënë gjurmë në shirtin e Rihannës.

24-vjeçari ka pranuar të flasë për revistën amerikane "BAZAR" që dhimbja që ka thyer zemrën e saj e ka penguar të ketë një mrdhënie tjetër.

Ajo i tha revistës së modës: "Kur isha në dashuri, unë rashë thellësisht. Unë kam qenë me të vërtetë, të vërtetë, me të vërtetë në dashuri. Kjo mënyrë më bëri të ndjehem e pavlefshme. Dhe vetëm një moment jeta ime ndryshoi komplet.
Çdo gjë që dija ishte ndryshe. Unë kurrë nuk mendova se do të ndieja dhimbje në jetën time në këtë mënyrë. Ndaj ndihem e frikësuar nga kjo lloj ndjenje, dhe ndiej frikë ta përjetoj përsëri."
Javën e kaluar ajo ka qënë në një nga përkujtimet e gjyshes së saj që vdiq dhe ka shkruar për të dhe në Twitter. "Fjalët nuk mund ta shpjegojnë, thelbin dhe bukurinë e saj"

Rihanna po përpiqet për të fituar në peshë pas një rënie të madhe që pati kohët e fundit për shkak të situatës së krijuar.

KOMENTE