Çdo nënë ndihet me fat dhe krenare kur djali apo dhe vajza i bëhet krah aq sa dhe të dijë ta respektojë dhe në gjestet më elegante që tregojnë sjellje të një niveli të lartë kulture.
Familja më e përfolur në botë, familja Beckham është parë e gjitha së bashku në aeroport kur po nxitonte të kapte fluturimin për pushimet verore të tyre.
Por ajo që ka rënë në sy më tepër është xhentilesa e djalit të saj 13 vjeçar Brooklyn, i cili mbante dorën e nënës së tij duke ikur drejt derës së tyre.
E gjithë familja dukej sikur kishte kalur nën kontrollin e syrit të Victorias lidhur me veshjet para se të dilnin.
Ndërsa vajza e vogël Harper dukej ëngjëllore në krahët e babait të saj.