Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku janë plagosur 4 persona të një familje kosovare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e Rrillës ku dy automjete, njëra me targa të Kosovës dhe një fuoristradë me targa shqiptare janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur familja kosovare e cila udhëtonte në një nga makinat e aksidentuara.
Policia e mbërritur menjëherë ka dërguar në spital të plagosurit ku bëhet e ditur nga mjekët se janë jashtë rrezikut për jetën dhe policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.