Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë zhvilloi sot seancën dëgjimore me temë: “Punësimi dhe politikat për nxitjen e tij”.
Të pranishëm ishin anëtarët e Komisionit dhe përfaqësues nga Ministria e Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta, Zëvendësministri z. Kastriot Sulka, i cili bëri një pasqyrim mbi punësimin dhe politikat per nxitjen e punësimit.
Ndër të tjera z. Sulka theksoi se, Shërbimi Kombëtar i Punësimit, eshte organi më i lartë ekzekutiv i politikave shtetërore të punësimit dhe formimit profesional dhe vepron nëpërmjet Drejtorive te Punesimit dhe Qendrave Publike te Formimit Profesional , duke nderhyre mbi Tregun e Punës me shërbime për punësim duke realizuar informimin, këshillimin, ndërmjetësimin, nxitjen e punësimit dhe formim profesional, si dhe mbështetjen financiare gjatë periudhave të papunësisë.
Nje nga aktivitetet me te rendesishme te Sherbimit Kombetar te Punesimit mbetet zbatimi i politikave te qeverise ne fushen e nxitjes se punësimit nepermjet aplikimit te programeve te nxitjes se punësimit. Programet e nxitjes së punësimit janë një ndër programet aktive shtetërore të cilat veprojnë drejtpersëdrejti në grupin e punëkërkuesve të papunë për t’i nxitur ata në gjetjen e një punësimi sa më afatgjatë.