English

Rona Nishliu vend të 2-të në Shën Petersburg

Pas festivalit të këngës në eurovision Rona Nishliu merr një sukses edhe më të madh në festivalin "Netët e bardha të Shën Petersburgut".

Midis shumë shteteve pjesëmarrëse si Peruja, Irlanda, SHBA, Anglia, San Marino, Spanja, Turqia, Venezuela, Rusia, Kolumbia, Franca, Portugalia, Italia, India, Suedia dhe Karaibe ajo përfaqësoi Shqipërinë.

Konkurrimi ka qënë tre net nga data 6 deri me 8 Korrik dhe secili këngëtar ka garuar në këto tre netë të ciltë vlerësoheshin nga një juri profesioniste e muzikës me emra të njohur.

Natën e parë Rona u paraqit me këngën "Suus" dhe ishte fituese, në natën e dytë ajo këndoi "Nutural Women'', nga Aretha Franklin dhe në natën e tretë përsëri këngën "Suus".

Në fund kur u shpallën fituesit Rona zuri vendin e 2-të dhe ishte mjaft e duartrokitur.

Zëri i Ronës u vlerësua që nga nata e parë si zëri më profesional i edicionit të 20-të të festivalit "Netët e bardha të Shën Petersburgut.
Anëtari i jurisë profesionale, artisti Turbo B i cili i ndau Ronës çmimin e dytë, bëri një përkulje para këngëtares kosovare dhe vlerësoi jashtëzakonisht talentin e saj, duke e quajtuar Ronën një yll që po rritet.

Çmimin "Grand prix" të këtij festivali që kishte si shpërblim 35 mijë euro, e fitoi këngëtari italian Gianni Fiorellino.

KOMENTE