English

Shqiptari që kërcen me Rihannën, Burim Jusufi

Shqiptarët kanë qënë dhe do të jenë gjithandej nëpër botë madje dhe në nivelet më të larta në shumë fusha.
A e dini se një nga kërcimtarët kryesorë që shoqërojnë Rihannën është shqiptar nga Maqedonia?

Ja pra i riu nga Baseli me rrënjët në Shkup, Burim Jusufi do të jetë pjesë e grupit vallëzues që do ta shoqërojë këngëtaren e famshme amerikane, Rihanna, në turneun saj të vitit të ardhshëm në Australi.

Po si arriti deri këtu? Asgjë nuk është e pamundur, mjafton dëshira, vullneti dhe pasioni për të arritur diçka.
Burimi ka vite që jeton në Zvicër me familjen e tij, ndërsa si profesion ka kërcimin profesional me të cilin merret në Basel të Zvicrës.
Ai bashkë me vëllain e tij Iljazin kishin shkuar me pushime në Los Angeles dhe ndërkohë po ndiqnin një kurs vallëzimi. Rastësisht dëgjuan lidhur me një audicion që do të mbahej për të përzgjedhur grupin që do të shoqëronte Rihannën në turneun e saj në Australi 2013.
Dhe vendosën të aplikonin dhe të konkuronin. Falë aftësive të tyre arritën deri në finale. Por tani në finale do të zgjidhej njëri nga vëllezërit dhe ishte BUrimi që ishte zgjedhur. Ky ishte një lajm që i gëzoi pa masë vëllezërit familjen dhe miqtë e tyre.
Burimi pas marrjes së vizës do të fluturojë në 21 shkurt në Australi.

KOMENTE