English

Tërmet në Fier. Nuk ka dëme por panik te banorët

Lëkundjet sizmike muajt e fundit kanë qenë të shpeshta. Lëkundje me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter këtë herë janë ndjerë në qytetin e Fierit të dielën në mbrëmje, 3 kilometra nën tokë, pranë fshatit Mbrostar.

Mësohet se këto lëkundje nuk kanë shkaktuar dëme materiale dhe as në njerëz por ka sjellë një panik te banorët pasi mund të jetë paralajmërues për ndonjë lëkundje më të madhe.

Ndërkohë lëkundje të tjera janë ndierë dhe në Orikum, në zonën e Prespës dhe në Tiranë

KOMENTE