English

Vdes ikona e filmave Ernest Borgnine

Ernest Borgnine, fituesi i çmimit Oskar vdes në moshën 95 vjeçare.

Ai ka një karrierë 60 vjeçare në botën e filmit dhe sot është ndarë nga jeta duke lënë një pasuri të madhe artistike.
Vdekja e tij u shkaktua nga një poroblem serioz në veshka.
Z. Borgnine, i cili ishte 95 vjeç, ka vazhduar të jetë aktiv deri kohët e fundit me një rol në dramë spitani në ER në vitin 2009.

Ai fitoi një Oskar në vitin 1955 për rolin e tij në filmin Marty.

Familja e tij lëshoi një deklaratë ku thuhej se Borgnine "kishte qenë me shëndet të shkëlqyer deri në sëmundjen e kohëve të fundit".

Borgnine ishte i njohur edhe për rolet e tij në "The Wild Bunch" dhe "The Poseidon Adventure".

Ai mbahet mend edhe për rolin e tij si Dominic Santini serinë Airwolnë vitin 1985.
Menaxherja e tij Lynda Bensky e quajti atë "një ditë shumë të trishtuar", duke shtuar: "industria ka humbur një njeri të një kalibri të madh të cilin ne kurrë nuk do ta shohim përsëri.

"Një ikonë e vërtetë. Por më e rëndësishmja, bota ka humbur një njeri të urtë dhe të dashur i cili na ka mësuar të gjithëve si të rritim brezat e rinj.

KOMENTE