Një grup i turistëve britanikë po festonte fitoren e Spanjës Euro 2012 në Magaluf, kur një makinë Range Rover fluturoi me një shpejtësi të madhe mbi trupat e tyre.
Joe Worsnop, 20, i cili ishte duke pushuar me një grup prej 15 miqsh u plagos rëndë dhe fluturoi urgjent në Bradford, ku u trajtua në spital për infeksione të plagës së tij.
Vëllai i tij James binjak kaloi dy ditë në spital jashtë vendit, me një prerje të thellë në shpinën e tij.
Glyn Hirst që ishte dëshmitar tha: "Makina erdhi me shpejtësi marramendëse dhe i morri njerëzit poshtë. Shoferi ishte si i çmendur. U ndjeva i sëmurë, unë nuk mund të shihja në fillim, por pastaj isha në gjendje për të gjetur shokët e mi.
"Makina eci mbi pesë njerëz, ndaloi për disa sekonda, një djalë para makinës vuri duart në kokë por shoferi vazhdoi dhe kaloi edhe mbi djalin tjetër i cili ishte ende nën gomat e tij. "
Policia ka arrestuar një burrë 37-vjeçar spanjoll në lidhje me këtë incident.