English

A ka seks në Parajsë? Studenti dërgon letër në kishë

A ka seks në parajsë?
Kjo është një pyetje që shumë veta e bëjnë por ndoshta mes një rrethi miqsh apo shoqërie.
Por kjo pyetje është bërë dhe publike nga një student kroat i cili i ka dërguar një letër organeve të larta të fesë.

Studenti 25 vjeçar emri i të cilit nuk bëhet i ditur përmes një letre drejtuar Kishës Katolike në Kroaci, “Zëri I Këshillit” i drejtohet autoriteteve të larta të kishës me pyetjen kryesore:
A ka seks në parajsë? Midis të tjerash ai u shpjegonte edhe situatën në të cilën djali ndodhet tani dhe me shpresën se një ditë do të ngrohtësinë e tij seksuale në parajsë. Në letrën e tij thuhej:

“Kam fantazi seksuale, që mendoj se janë normale. Jam I kënaur që do të gjej nje grua në të ardhmen dhe dhashtë Zoti, kam fëmij me të. Mirëpo mua më intereson si vijon: a ka në parasjë, për të cilën thuhet se është një hapësirë e madhe në të cilën të gjithë janë të lumtur, a ka atje seks ose diçka të ngjajshme në lidhje me kënaqësitë seksuale?

Ndërsa teologu i cili i kthen një përgjigje të qartë dhe të prerë thuhej:
“Supozimi juaj se parajsa është një hapësirë është mjaft arbitrare, sepse kështu vetëm e transferon tokësoren në parajsë, ndërsa atje në qiell, siç ka thënë edhe vetë Jesusi, njerëzit nuk martohen. Ju nuk kujdeseni mjaftueshëm për pastrimin e zemres dhe fantazive tuaja, kështu që me këtë ju lëndoni nderin dhe dinjitetin tuaj, njëkohësisht ju nuk respektoni as vajzat për të cilat flisni, pa marrë parasysh se disa prej tyre janë fryt I imagjinatës suaj”.

Gjithashtu “Zëri I Këshillit” ka këshilluar që njerëzit mos bien pre e revistave, faqeve në internet të cilat nuk pastrojnë imagjinatën tuaj se ato janë njëlloj si një ushqim që të helmos.

KOMENTE