English

Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko tentojnë të hidhen nga monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Tani ka një zgjidhje: nëse problemet tuaja nuk zgjidhen nga institucionet përkatëse, atëherë zgjidhja është që të hipësh në një lartësi dhe të tentosh të hidhesh, ndërkohë që bëhet një bujë e madhe, policia vjen dhe më pas problemi juaj "mund" të futet në rrugën e zgjidhjes.

Kjo është moda e fundit në Tiranë që brenda pak muajve është rasti i tretë që personat kërcënojnë të hidhen nga lartësitë.
Mbrëmjen e djeshme dy të persekutuar në gjendje të dehur kanë hipur në majë të monumentit të Skënderbeut dhe donin që të hidheshin pasi problemet e tyre nuk ishin zgjidhur nga zyrat përkatëse.

Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko kanë qenë dy personat që tentonin të hidheshin.
Policia pas negociatave të shumta ka bërë të mundur zbritjen e tyre nga monumenti i Skënderbeut.
Por emri Gjergj Ndreca për policinë qe i njohur pasi pak kohë më parë ka goditur një deputet në hyrje të parlamentit.
.............................
Më herët, Ndreca kishte përfunduar në pranga pas një incidenti të ndodhur pranë Parlamentit me deputetin e Partisë Demokratike, Ilir Rusmaili, por ai u lirua nga gjykata. Vetëm pak ditë pas vendimit të gjykatës, Gjergj Ndreca u bë sërish protagonist i një konflikti, por këtë radhë me avokatin Agim Tirana. Incidenti ndodhi pranë zyrës së avokat Tiranës, vetëm pak metra larg selisë së ish të përndjekurve politikë. Vetë i akuzuari ka pranuar se ka qëlluar avokatin, duke treguar dhe arsyen, që, sipas tij, Agim Tirana e ka torturuar gjatë kohës që ai ka qenë në burg si i përndjekur.
Dhe në datën 3 mars 2012 ai përsëri fyen ministrin e Financave Ridvan Bode para parlamentit.

KOMENTE