Një grua mister e cila shihet të ndjekë ngjarjet me Kim Jong-un e Koresë së Veriut, ka çuar në spekulime në median e Koresë së Jugut rreth identitetit të saj.
Gruaja është treguar në TV shtetëror të dielën me udhëheqësin e ri në një ceremoni zyrtare në nder të gjyshi të tij Kim II-sung.
Edhe të shtunën po e njëjta grua u pa ulur pranë Kim Jong në një koncert.
Ky lajm ka zënë faqen e parë në media në Korenë e Jugut.
Kim Jong-un e mori pushtetin në shtetin komunist pas vdekjes së babait të tij në fund të vitit të kaluar.
Shoqëria e Koresë së Veriut është aq e mbyllur me botën e jashtme sa që askush nuk e di nëse Kim Jong është i martuar, apo edhe mosha e tij të saktë, thotë analisti i BBC Azia Viv Marsh.
Pra, një grua me flokë të shkurtër rreth të 20-ve elegante e veshur në të zeza ka bërë aq shumë përshtypje sa në të dyja Koretë ka qënë lajmi kryesor në media.
Disa burime thonë se mund të jetë motra e tij më e vogël por ka mundësi të jetë dhe gruaja e tij.
Të dielën, gruaja, e veshur me një xhaketë të zezë dhe pantallona të gjera, u pa përkulur me Kim Jong-un, si pjesë e një ceremonie që shënonte përvjetorin e 18 të vdekjes së Kim Il-Sung, themeluesi i vendit.
Ajo besohet të jetë e njëjta grua e treguar nga transmetuesit KRT të Koresë së Veriut të shtunën në këmbë në një koncert pas Z. Kim dhe ulur pranë tij.