English

Kryeministri Sali Berisha përshëndet zgjedhjet në Libi

Kryeministri Sali Berisha përshëndet zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të lira, të fundjavës që kaloi, pas pesë dekadash diktature në Libi, si një fitore e madhe dhe historike për Libinë dhe për popullin mik libian.

Këto zgjedhje ishin kurorëzimi më i çmuar i përpjekjeve dhe sakrificave të jashtëzakonshme që qytetarët liridashës të Libisë mike bënë gjatë pranverës arabe, për çlirimin e tyre nga diktatura paranojake e famëkeqit Gedafi dhe klika e tij barbare. Zgjedhjet e para të lira në 50 vitet e fundit janë themeli i ndërtimit të idealeve të lirisë, demokracisë dhe shoqërisë së lirë.

Duke përcjelle urimet më të mira të qeverisë shqiptare për këtë arritje të madhe historike, shpreh njëkohësisht vullnetin e vendit tim për zhvillimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe dy kombeve tona të lira.

KOMENTE