English

Çifti egjiptian fut foshnjën në çantë. Kapet nga skaneri i aeroportit

Një çift u kapën duke u përpjekur për të "kontrabanduar" fëmijën e tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe - ku stafi i sigurisë në Aeroport zbuloi përms skanerit të kontrollit të bagazheve një pamje interesante si të një fëmije, i cili pas kontrollit u hap dhe ishte me të vërtetë fëmijë i porsalindur.
Çifti egjiptian arriti në Sharjah, Aeroportin Ndërkombëtar të premten natën, por u mbajtën në zyrën e emigracionit pasi nuk kanë një vizë për të porsalindurin, sipas agjencisë së lajmeve Gulf.
Zyrtarët i lejuan ata të qëndrojnë deri sa zyra përkatëse të hapet të dielën. Por duke qënë të dëshpëruar çifti vendosi të bëjë ikje të shpejtë kur ndryshohej turni i forcave të sigurisë.

Por ata nuk e kishin kuptuar që kishin rrezikuar jetën e fëmijës, pasi ai kaloi në një skaner me intesitet të lartë rreze X që dëmtojnë trurin e fëmijës.

Ndërsa justifikimi i tyre ishte pasi nuk kishin vizë për foshnjën ndaj dhe qenë detyruar të vepronin në atë mënyrë.

Ata ktheheshin nga Egjipti pasi foshnja lindi atje për në Emiratët e Bashkuara.

Ata akuzohen për rrezikshmëri të jetës së foshnjës dhe thyerrje të rregullave të emigracionit.

Ndërkohë autoritetet shpjegojnë se si ka mundësi që ai ka kaluar në aeroportin e Egjiptit dhe ka arritur në avion!

KOMENTE