Media përsëri është dhunuar. Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin fizik ndaj gazetarit Halil Matoshi dhe konsideron se ky është një akt i drejtuar kundër vlerave të demokracisë, lirive të njeriut dhe shprehjes së lirë.
Aktet e këtilla do ta kenë përballjen e vendosur të institucioneve të qeverisjes së Republikës së Kosovës dhe të krejt shoqërisë, në vendin tonë.
Dëshirojmë të ritheksojmë përcaktimin e qartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në vlerësimin që, liria e shprehjes dhe e mendimit përbën një nga vlerat më të çmuara të shoqërisë dhe shtetit që po e ndërtojmë. Andaj edhe veprimet kundër lirisë së shprehjes dhe mendimit nuk do të tolerohen asnjëherë.
Kërkojmë veprimin e shpejtë dhe të vendosur të organeve të drejtësisë që të kapin akterët e këtij sulmi dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.