English

Ervin Karasani shpëton të fejuarën dhe mbytet vetë

Ervin Karasani 18 vjeç nga komuna Muhur e rrethit të Dibrës mbytet në ujrat e lumit Drin i Zi në përpjekje për të shpëtuar të fejuarën.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 5, ku mësohet se të dy kishin shkuar për të kaluar pasditen në bregun e lumit. Por vajza e re është hedhur për t'u larë ndërkohë që rrezikoi të mbytet.

I fejuari është hedhur për ta shpërtuar atë duke ia arritur qëllimit por ka humbur jetën e tij, ndërkoha që e fejuara është shëndoshë e mirë.

Policia po punon për marrjen e një informacioni sa më të plotë mbi ngjarjen e dhimbshme.

KOMENTE