Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi dhe miratoi sot projektrezolutën për “Raportin e Prokurorisë së Përgjithshme për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2011”.
Përmes kësaj rezolute Kuvendi i rekomandon Prokurorisë së Përgjithshme që të intensifikojë veprimtarinë hetimore në drejtimin e reduktimit të çështjeve të pezulluara dhe çështjeve të pushuara, të intensifikojë luftën ndaj të gjitha formave të krimit, trafiqeve dhe krimit të organizuar, të rrisë bashkëpunimin me të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri, të intensifikojë luftën ndaj korrupsionit në administratën qendrore dhe vendore ndaj zyrtarëve të lartë dhe ish zyrtarëve duke kryer hetime të shpejta dhe efikase etj.