English

Monako rrëmben Emir Bajramin

Futbollist shqiptar nga Prishtina Emir Bajrami që luan me kombëtaren suedeze do të largohet dhe do të luajë me Monacon.

Drejtuesit e Monaco-s shprehen të lumtur për zgjedhjen e bërë.

Menaxheri i skuadrës franceze, Tor-Cristian Carlsen, i cili ishte personi që ka ndjekur prej 3 vjetësh mesfushorin kosovar është shprehur:

“Kërkonim një lojtar që të sulmonte hapësirat dhe Emiri përshtatet plotësisht me këtë profil. Ai është një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij në Evropën e Veriut dhe shpresojmë që të ketë rritje të mëtejshme të lojës në këtë sezon me Monacon. Ai do t’i japë një perspektivë tjetër vijës tonë të sulmit”.

Lojtari është mjaft shpresëdhënës për skuadrën suedeze. Ai është aktivizuar në 17 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola duke luajtur si mesfushor i avancuar, ose në krahun e majtë, pozicion në të cilin është preferuar zakonisht me kombëtaren suedeze të futbollit.

KOMENTE