English

Serbët: të prishen 7 marrëveshjet e bëra me Kosovën

Si duket Serbia është bërë pishman për marrëveshjet që ka nënshkruar me Kosovën dhe tani përfaqësues të disa shoqatave serbe që veprojnë në Kosovë duan që përmes një peticioni do të kërkojnë që të gjitha marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë të prishen.

Shoqatat “Solidariteti serbo-slloven, “Atdheu” dhe “Serbia e Vjetër” kanë njoftuar gazetarët për një konferencë për shtyp ditën e enjte.

Qëëlimi është se përmes peticionit do t'i kërkohet president të Serbisë që të prishë të 7 marrëveshjet me Kosovën që janë arritur përmes bisedimeve në Bruksel.

KOMENTE