English

Bregu: Reforma zgjedhore dhe amendimet me konsensus janë kryefjala e të gjitha detyrimeve

Pas takimit të 5-të të Komitetit të Stabilizim-Asociimit, të zhvilluar më 11-12 korrik në Bruksel Ministria e integrimit Majlinda Bregu, është shprehur se Reforma zgjedhore, e cila në fakt ishte kryefjala e të gjitha detyrimeve dhe i hap rrugën mbylljes apo ngushtimit të klimës së mosbesimit që ka ekzistuar gjatë këtyre viteve mes forcave politike. Dhe bën të mundur kthimin e një llogjike tjetër në atmosferën politike shqiptare, ku opozita por edhe mazhoranca pranojnë pa kundërshtuar, por edhe pa i vënë gjobë vendit, por edhe vetes, një proces elektoral dhe një rezultat elektoral. Me këtë nuk dua të them që detyrimet e tjera janë më pak të rëndësishme, por me heqjen e imunitetit në 6 gusht – urojmë që opozita do të votojë për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë dhe gjyqtarët, një draft të propozuar nga EURALIUSdhe nga PACCA - përmbyllim dy nga reformat më madhore të pjesës politike. Po ashtu, do të konsideroja edhe reformën parlamentare e cila në këndvështrimin tim, është një reformë ku janë plotësuar pjesa më e madhe e ndryshimeve të kërkuara, por jo ndryshime kushtetuese për rregulloren.
Për pjesën tjetër kam referuar dje: për pjesën e zbatimit të detyrimeve që janë pjesë le të themi e krijimit të asaj mase kritike që bind vendet anëtare, ku shumë të rëndësishme janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vazhdoj të përsëris që prania e dëshmisë së atyre që janë bërë, por njëkohësisht edhe këmbëngulja për të pasur rezultate të mëtejshme, i shërben një klime të mirë bashkëpunimi mazhorancë – opozitë dhe jo vetëm një bashkëpunimi sipërfaqësor apo vetëm për t’u treguar të mirë në Bruksel, por një bashkëpunimi real për reformat kryesore.


Pikërisht për këtë masë kritike ne kemi dëgjuar dy variante të ndryshme, sipas jush dhe sipas mazhorancës ka një masë kritike, sipas opozitës rezultatet konkrete nuk janë aty. Atëherë cilët të besojmë?
Nuk më shqetëson fakti që mazhoranca dhe opozita si kudo, nuk përputhen në përcaktimin e masës kritike të zbatimit të detyrimeve, nuk po flas me terma përjashtues, por po them që kemi realizuar një pjesë të mirë të detyrimeve, jemi në rrugë të plotësimit të tyre. Po flas për një rekord pozitiv, një trend pozitiv që ka ndryshuar në krahasim me vjet. Po flas për një trend të cilin e kam transmetuar edhe dje, për një rritje, dyfishim të rasteve në luftën kundër korrupsionit, konfiskimit të aseteve, të funksionimit më të mirë të ligjit antimafia, të kapjes së narkotikëve - i referohem rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar të vlerësuar nga ndërkombëtarët, nga struktura antimafia të vendeve të tjera që bashkëpunojnë me Shqipërinë - flas për plotësim detyrimesh që ishin Brenda Planit të Veprimit në çështjen e të drejtave të njeriut. Nuk mund të them se kemi zgjidhur përfundimisht çështjen e të drejtavetë njeriut, ajo është kapitale për të gjithë botën, sikurse janë çështje që do të vazhdojnë përgjatë gjithë historisë politike të njerëzimit: lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

KOMENTE