Dje në sallën e proçesit gjyqësor mbi proçesin "21 janari" dëshmi të reja kanë sjellë dëshmitarët dhe gardistët të cilët kanë pranuar se qëlluan vetë.
"Ne ishim duke bërë shaka me Faik Murtaj, në momentin kur ai bërtiti 'diçka më kafshoi'. Menjëherë më pas ai ra përtokë dhe kur ne u afruam ai kishte vdekur".
Këto janë momentet e fundit te jetës të demonstruesit Faik Myrtaj që u vra në bulevard, momente të rrëfyera nga dëshmitari okular Viktor Cervenaku, kryetar i komunes Frakull në Fier e po ashtu demonstrues më 21 janar në Tiranë shkruan Top-channel.
Dëshmitari kujtoi se për shkak të detyrës prej 20 vitesh në polici ai e kishte kuptuar që në fillim që bëhej fjalë për plumba të vertetë, ndërkohe që shtoi se në kohën që po dergonin Faik Myrtajn në spital, kishin dëgjuar në radio edhe për të vrarë e të plagosur të tjerë.
Dëshmitari Vehbi Shkjau tregoi se ishte në rrugicen pranë Gjykatës Kushtetuese, ne momentin qe ishte plagosur ne kembe, por fatmirësisht jo me nje plumb te vertete po manover.
Ndërkohë procesi ka vijuar pa kamera për të dëgjuar dëshminë e gardistit Agron Malaj, ish anëtar në grupin e zjarrit sipas planit të masave të hartuar në atë kohë enkas për 21 janarin.
Gardisti, i cili menjëherë pas demonstrates u përfshi nën hetim, theksoi se nuk kishin marrë urdher nga askush për të qelluar, por sipas tij efektivët i ishin referuar vetem ligjit për përdorimin e armëve në gardë. Gardisti kujtoi se edhe vetë ai kishte qëlluar në ajër.
Në fillim të dëshmise së tij shefi i armatimit në Gardë Mark Ndoj ia adresoi fajin vetes për mos hedhjen e firmes nga ish-komandanti, Ndrea Prendi në kohën qe ai ka marre armen ne dorezim ne vitin 2009. Mark Ndoj i tha gjykates se "është neglizhenca ime që kjo gjë ka ndodhur", ndërkohe që është pikërisht kjo firmë, e cila mesa duket e shpetoi Ndrea Prendin nga paraburgimi. Deshmitari shtoi se ai kishte vendosur në kasafortë armet e dorëzuara prej shoferit të Ndrea Prendit, Margarit Kume, që kishte depozituar dy muaj pas 21 janarit edhe armën e tij edhe dy armë të Ndrea Prendit.