English

Kaos në Spanjë. Protesta maive kundër masave shtrënguese nga qeveria (FOTO)

Spanja është përfshirë në protesta pasi ekonomia e saj po shkon drejt fatit të njëjtë që pësoi Greqia edhe pse analistën nuk mendojnë se do të ketë fund të njëtë si Greqia.

Por dje rrugët e Spanjës u mbushën me protestues minatorë të cilët kanë punuar në shumë vepra apo projekte gjigante dhe tani këto projekte nuk janë vënë në përdorim për të rifituar lekët që qeveria e tyre i dha për këto ndërtime, pasi ky lek i derdhur është nxjerrë nga xhepat e tyre.

Një prej tyre ishte dhe aeroporti i madh ku Carlos Fabra, një politikan karizmatik rajonal i cili premtoi se Aeroporti do të tërheqë 600.000 pasagjerë në vit duhej të ishte hapur 15 muaj më parë ai qëndron i mbyllur përsëri.

Edhe pse çdo gjë është gati deri në detaje, vetëm qielli rri i heshtur.

Ndaj minatorët erdhën nga veriu i Spanjës në Madrid pas udhëtimit 400 km në këmbë, të mërkurën për të protestuar kundër zvogëlimit të ndihmës publike vendosur nga qeveria.
Në foto shihet zemërimi i demonstruesëve që bërtasin dhe slogane që dënojnë masat shtrënguese të fundit të paralajmëruara nga qeveria spanjolle.
Shihni fotot në krah për të kuptuar kaosin që po krijohet çdo ditë në përmasa e më të mëdha.

KOMENTE