English

Terminali i i Ri i Portit të Durrësit

Është inauguruar Terminalit i ri i pasagjerëve në Portin e Durrësit.

Në ceremoninë e rastit morën pjesë Kryeministri Berisha, Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, zoti Sokol Olldashi, Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, zoti Eduard Ndreu, deputetë të qarkut të Durrësit, përfaqësues të pushtetit vendor, punonjës të kompanisë ndërtuese, punonjës të Portit të Durrësit, si dhe shumë qytetarë.

Terminali, investim me vlerë rreth 21.9 milion euro, i bashkangjitet investimeve të shumta të realizuara në Portin e Durrësit që prej vitit 2006, duke bërë që ato të kalojnë vlerën e 60 milion eurove. Terminali i ri i Portit të Durresit është Porta e Shqipërisë Evropiane, si dhe Porta e re e Rajonit drejt Evropës.

Me këtë investim strategjik të qeverisë shqiptare ky terminal do te përmbush nevojat në rritje të trafikut, tregtisë, ekonomisë shqiptare në zhvillim si dhe qarkullimit të lirë të njerëzve. Ky terminal i ri do të jete porta moderne e rajonit falë edhe ndërtimit të mijëra kilometrave infrastrukturë rrugore.

Ky terminal i ndërtuar në përputhje me standardet më me te larta europiane do të mundësojë një shërbim modern, të shpejtë dhe cilësor për miliona qytetarë që kalojnë nga ky port cdo vit. Terminali është projektuar për ti shërbyer 1.2 deri në 1,5 milion pasagjerëve në vit, 200 mijë autoveturave dhe rreth 60 mijë kamionëve. Ai ka 65 mijë m2 sheshe, 25 mijë m2 ndërtime, 4500 m2 godina të pasagjerëve, 10 poste të kontrollit të njëkohshëm për pasagjerët këmbësorë, 36 poste për kontroll të njëhershëm për pasagjerët me autovetura, 12 poste për kontrolle të njëhershëm për kamionët.

Gjatë viteve të fundit, qarkun e Durrësit janë ndërtuar 400 km rrugë, 62 shkolla, 107 ambulanca e Qendra shëndetësore, 112 sisteme Ujësjellësash e kanalizimesh. Janë krijuar 8200 biznese të reja, nga të cilat 1080 biznese të lidhura me sektorin e turizmit. Gjithashtu janë subvencionuar 850 ha ne ullinj, vreshtari, sera e mbrojtje bimësh.

Pasi preu shiritin e inaugurimit së bashku me Ministrin Olldashi, Kryeministri Berisha u drejtua për në mjediset e brendshme të Terminalit, ku u takua dhe bisedoi me punojës të portit, si dhe u njoh nga afër me procedurat e punës në termina

KOMENTE