English

76 vjeçarja shpëton mrekullisht nga kamioni që i hyri në shtëpi (FOTO)

Kësaj i thonë ta blesh aksidentin.
Një grua 76 vjeçare ishte duke parë televizor në shtëpinë e saj kur papritur coprat e murit i fluturojnë në kokë pasi një kamion i hyri brenda në shtëpi si shkak i një aksidenti rreth orës 1 të drekës së të martës.

Ajo u dërgua në spital me lëndime të rënda në trup. Një dëshmitar që ishte prapa kamionit tha se ai goditi një makinë të parkuar dhe më pas u drejtua drejt e në shtëpi.

Edhe shoferi i kamionit u çua në spital për një shembje të dorës ndërsa forcat e ndërhyrjes së mbrojtjes, punuan për të tërhequr mbrapsht kamionin pa shkaktuaar më shumë prishje të pasurisë.

Ngjarja ka ndodhur në Ilford, Essex Britani.

KOMENTE