A keni dëgjuar për Muzeumin e Penisit?
E pra një muzeum i tillë egziston në Islandë, Phallological Museum.
Nj shtëpi e madhe e kthyer në muze që mbledh penisë dhe pjesë penile nga e gjithë bota dhe të çdo lloj specie.
Mbledhja e 280 ekzemplarëve nga 93 speciet e kafshëve përfshin 55 penisë marrë nga balena, 36 nga fokat dhe 118 nga gjitarët e tokës.
Në korrik 2011, muzeu për herë të parë pranoi penisin njerëzor(një donator) edhe pse shkëputja e tij nga trupi i donatorëve nuk ka shkuar shumë mirë dhe tani ka një ngjyrë "gri-kafe" dhe duket si turshi.
I themeluar në 1997 nga mësuesi në pension Sigurður Hjartarson dhe drejtuar tani nga djali i tij Hjörtur Gísli Sigurðsson, muzeu u rrit dhe u bë mjaft interesant kur djali që drejton tani, kur ishte fëmijë e dha penisin e një demi për ta përdorur si një kamxhik. Ai mori organet e kafshëve islandeze nga burime në të gjithë vendin, me çmime të ndryshme pasi varet nga madhësia e penisit.
Muzeu pretendon se koleksioni i tij përfshin penisë të ndryshëm me përmasa nga mikroskopiket dhe deri gjigandë.
Muzeu është bërë një tërheqje popullore turistike me mijëra vizitorë në vit, shumica e tyre gra, dhe ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare, duke përfshirë edhe një film dokumentar kanadez i quajtur "Final Member" (Anëtar përfundimtar), i cili mbulon kërkesën e muzeut për të marrë një penis të njeriut. Sipas deklaratës së saj të misionit, muzeu synon për të mundësuar "individë të ndërmarrin studim serioz në fushën e phallology në mënyrë të organizuar, shkencor".
Ai tani po pret penis nga një donator njerëzor për të përfunduar koleksionin e tij .