Në zonën e “Freskut” në Tiranë rreth 1 orë më parë është shënuar një plagosje me armë zjarri.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital ku njoftohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje akoma nuk ka dhënë asnjë version mbi plagosjen, ndërkohë po punon për zbardhjen e çështjes.