English

Aleksandër Prendi vret motrën e tij, kunatin dhe veten. Plagoset dhe nipi 9 vjeçar

Njgjarja e rëndë e ndodhur në Shëngjin të Lezhës nga një efektiv i policisë së burgut të Shënkollit në Lezhë ka tronditur mbarë opinionin publik.

Aleksandër Prendi,48 vjeç polic i burgut të Shënkollit në Lezhë, pas një konflikti mes tij dhe kunatit, shtetas italian ka nxjerrë armën duke e qëlluar fillimisht Luigji Denikazën 50 vjeç e më pas ka qëlluar motrën e tij dhe gruan e Luigjit, Dana Prendi, duke i lënë të vdekur të dy. Pas ketij akti autori ka qëlluar edhe nipin e tij 9-vjeçar N. Denikaza, duke e plagosur rëndë.


Më pas Aleksandri ka vrarë dhe veten. E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda në banesën e tij në sy të fëmijës 9 vjeçar dhe mësohet se arsyeja e vetme ka qënë rruga drejt divorcit të së motrës, e cila kishte kohë që kishte konflikte me bashkëshortin e saj dhe mardhëniet e saj po shkonin drejt divorcit.

KOMENTE