English

Ngjarje tronditëse. 13 vjeçarit i futin ajër me presion përmes rektumit në trupin e tij

Një 13-vjeçar është në gjendje kritike pasi dy prej bashkë-punëtorëve të tij në një dyqan riparimi të makinave i kanë futur ajër me presion në trupin e tij përmes një pompe mekanike.

Du Chuanwang, nga Provinca Shandong në bregun lindor të Kinës, vuante nga dhjetëra plagë në zorrët e tij, hemorragji të rëndë të brendshme dhe dështim të shumëfishtë të organeve.
Sulmi i tmerrshme ka ndodhur në një dyqan riparim makinash.

Ai ishte 13 vjeç dhe nëna e tij i kishte vdekur 6 vjet më parë. Ai punonte në këtë dyqan pasi pronari ishte mik i familjes dhe e kishte punësuar ndërkohë ai nuk e kishte paguar asnjëherë por vetëm i blinte rroba.

I ati mendonte se miku i tij do ta birësonte pasi ai nuk qe në gjendje ta mbante.
Por dy punëtorë të tjerë që pretenduan se bënin shaka, i kishin futur ajër me presion trupit të tij përmes rektumit(zorra e trashë) duke përdorur një pompë mekanike dhe e kishin hedhur në tokë si një jastëk me ajër.
Djali arriti në spital në gjendje kritike as sa mjekët i hapëm menjëherë stomakun me bisturi për të lejuar daljen e gazit. Por ata panë se kishte gjakderdhje të shumta dhe shumë organe ishin dëmtur si rezultat i presionit tepër të lartë.

Dy personat janë arrestuar, por mjekët thonë se djali po përballet me infeksione të rënda bakteriale në trupin e tij, gjë që lë për të dëshiruar.

KOMENTE