Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, njofton se pas një jave tepër të nxehtë, java që vjen do të jetë pak më ndryshe.
Masat ajrore të lagështa pritet të zbutin të nxehtin afrikan duke bërë që temperaturat të bien në disa gradë.
"Nga fillimi i javës së ardhshme do të kemi një ulje të temperaturave prej pesë gradësh", theksoi Elvira Qilimi, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
I nxehti i këtyre ditëve ka sjellë jo pak probleme me qytetarët sidomos ata që kanë probleme me tensionin arterial dhe fëmijët e vegjël.
Shumë qytetarë i janë drejtuar detit për të gjetur pak a shumë një balancim të temperaturave të larta.