Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton ka sugjeruar se ushtria siriane "ka vrarë me qëllim civilët" në fshatin Tremseh.
Deri në 200 njerëz janë raportuar të kenë vdekur në një sulm të ushtrisë në fshat, e cila bëhet si ngjarja më e përgjakshme në konfliktin sirian.
Megjithatë, raportet sugjerojnë se një numër i madh i viktimave ishin luftëtarë rebele.
Ushtria siriane pranoi vrasjen e një "numri të madh të terroristëve", por jo civilë.
Sekretari i përgjithshëm Ban Ki-moon tha se sulmi hedh "dyshime serioze" për angazhimin e Presidentit Asad ndaj një plan paqeje.
Vëzhguesit e OKB-së konfirmojnë se ata panë shenjat e luftimeve intensive në zonë, ditëne e enjte, duke përfshirë përdorimin e tankeve, helikopterë dhe artileri të rëndë.
Ekipi është duke u përpjekur për të organizuar një armëpushim kështu që mund të shkojnë në fshat për të bërë një analizë të plotë.
Akoma nuk dihen shkaqet e këtij sulmi tepër të rëndë në fshatin Tremseh. Mendohet se ushtria siriane ka dashur të marrë fshatin nën kontroll dhe tjetër arsye është fshati ka goditur një karvan të ushtrisë dhe ata i kanë sulmuar.
Agjencia e lajmeve Sana citoi nga burime ushtarake, të kenëë thënë se grupet terroriste ishin përdorur në Tremseh si një trampolinë për veprimet e tyre kriminale ".