Aktori i famshëm i filmit "Green Mile" që fitoi zemrën e të gjithë botës Michael Clarke Duncan, ka pësuar një sulm në zemër në mënyrë të papritur dhe ka pëfunduar menjëherë në spital.
Aktori 54 vjeçar pas shtrimit në spital mësohe se do të kthehet shpejt pranë stafit të filmit të ri që po xhirohet, pasi zemra e tij është stabilizuar mjaft mirë.
Gjatë mbrëmjes së të premtes ai ka qënë në shtëpi me të dashurën e tij por kjo nuk konfirmohet.
Kent Moran, i cili drejtoi punën e filmit të ri, tha se gjatë gjithë skenave ai ka qënë në formë mjaft të mirë shëndetsore.
Aktori që prej 3 vjetësh është kthyer në vegjetarian, pasi ka marrë mjaft informacion lidhur me proteinat e kafshëve të cilat përmes mishit janë ato që shkaktojnë sulmet në zemër.
Në videon e mëposhtme megjithatë ai nuk jep shumë sqarime mbi ndryshimin e dietës së tij.