MIjëra konkurrentë nga më të fortët, më të qëndrueshmit por me plot gojë më të çmendurit kanë përfunduar garën konkurruese me pengesë ndër më të vështirat në botë të bërë ndonjëherë deri tani.
Kjo lloj gare është projektuar nga Forcat britanike Speciale dhe mendohet të jetë një nga testet më ekstreme e vlerësimit të parametrave që ka një qenie njerëzore si durimi, mendja, komunikimi, kurajo, forca etj.
Edicioni 2012 është të mbajtur në ambjentet e kështjellës Drumlanrig dhe Country Estate në Dumfriesshire.
9000 persona morrën pjesë me një tarifë prej 90 paund dhe kursi ishte një garë në një rrugë moçal( tregojnë pamjet në krah) me 30 pengesa të ndryshme, duke përfshirë edhe tela elektrike të dizejnuara për tronditjen e pjesëmarrësve.
Deri tani më shumë se gjysmë milionë njerëz në mbarë botën kanë marrë pjesë duke vënë veten përballë këtij kursi.