English

Gjendet trupi i pajetë i një mashkulli në autostradën Lushnjë-Fier

Në autostradën Lushnjë-Fier është gjetur trupi i pajetë i një 40 vjeçari.

Trupi i pajetë mendohet të jetë rezultat i ndonjë aksidenti dhe ai u gjet pranë një biznesi nga punonjësit e tij të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

Policia dyshon për aksident por mund të jetë dhe vrasje dhe më pas është lënë atje për të humbur gjurmët, por ndërkohë asnjë version i plotë nuk jepet nga ana e policisë.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore e cila do të saktësojë shkaqet e vdekjes së 40-vjeçarit ndërsa policia po punon edhe për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

KOMENTE