Kim Kardashian nuk i ka shpëtuar gjobës së parkimit dje në Los Anxhelos si ajo kishte parkuar makinën e saj të blerë disa javë më parë, në një vend që nuk lejohej parkimi, para dyqanit të saj të ri që e hapi dje në Dash West Hollywood.
Ajo u bashkua me të dashurin e saj Kanye West i cili gjithashtu erdhi për hapjen e dyqanit të saj.
Polici ka prerë biletën në kohën që ajo ishte brenda në dyqan pasi nuk i ka shpëtuar parkimi i gabuar i saj.
Por kur ajo u kthye në makinë bileta qe hequr, mesa duket nga anëtarët e grupit të saj.
Gjithashtu policia donte gjobitje për të, pasi qarkullonte pa targë makine në një autostradë me pagesë në Kaliforni, ndërkohë kur u ndalua ajo i tregoi targat se i kishte në makinë, por në të vërtetë ato targa ishin të makinës së parë të bardhë dhe jo të kësaj të zezës.
Ja pra që mashtrimet e këtij lloji egzistojnë dhe për "VIP"-at.
Hapja e dyqanit të saj ishte rrethuar nga turma e tifozëve të Kardashian.