Sipas vendimit të qeverisë shqiptare për ndihmë financiare familjeve që humbën vajzat e tyre si dhe ato që u plagosën, perfektura e Elbasanit ka filluar proçedurën për shpërndarjen e kësaj ndohme.
Perfekti Shfeqet Deliallisi thekson se fondi është akorduar nga qeveria dhe shumë shpejt do të fillojë shpërndarja, ndërkohë ai i ka thirrur të gjitha familjet për të plotësuar formularët e nevojshëm pranë zyrave përkatëse.
Kujtojmë dhe njëherë se tragjedia e Himarës morri jetën e 13 personave ku 11 ishin studente të universitetit "Aleksandër Xhuvani" Elbasan.