“Vetëm ta shihni atë si i heq tabelat RKS të veturës private, sa herë i afrohet pjesës veriore. Nganjëherë të krijohet përshtypja sikur ne jemi ata që po ndikojmë më shumë te ndërkombëtarët sesa ata te ne”, është shprehur një zyrtar serb që preferon të mbetet anonim.
Ai u shpreh kështu pasi ka parë shpesh që pjesëtarë të policisë së EULEX-it, janë vërejtur që gjatë kalimit për në veri të Mitrovicës, të heqin targat RKS të veturës private.
Dhe njëri prej këtyre ishte dhe koordinatori spanjoll në largim, i zyrës së këtij misioni në Mitrovicë.
Të sulmuar shpesh në këtë zonë, pjestarët e EULEX e kanë të ndaluar të qarkullojnë në këtë zonë pa makina të blinduara, por ka dhe zgjidhje të tilla.