English

Atletët Olimpikë humbin rrugën në Londër për 4 orë

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i Lojrave Olimpike, ndërkohë që sportistët e parë kanë filluar të vijnë në Londër dhe të akomodohen në banesat e tyre të ndërtuara enkas për Lojrat 2012.

Por përshtypjet e para nga atletët që ishin të parët që mbërritën në Londër nuk ishin dhe aq pozitive, pasi njëri nga autobusët që morri atletët për t'i çuar në fshatin Olimpik, humbi rrugën për rreth 4 orë.

Kerron Clement, atleti që fitoi medaljen e artë 4 vjet më parë në vrapimin me pengesa tha: mmm ne humbëm për 4 orë. Jo një përshtypje e mirë për Londrën.

Por komiteti organizativ tha se kjo ishte vetëm një incident i vogël pasi shumica e transportit të sotëm përfundoi me sukses.

KOMENTE