English

Kryeministri Berisha pret Princin e Kurorës Mbretërore të Malit të Zi

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Shkëlqesinë e tij, z. Nikola II Petrović-Njegoš, Princ i Kurorës Mbretërore të Malit të Zi.

Shkëlqesia e tij Z. Nikola Petrović shprehu kënaqësinë e tij për vizitën në Tiranë. Ai shprehu përgëzimet e tij mbi ritmet impresionuese të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë në vitet e fundit. Ai vuri në dukje bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve tona dhe vazhdimin e forcimit të tyre duke kontribuar në zhvillimin reciprok të komuniteteve tona. Në mënyrë të veçantë, Shkëlqesia e tij shprehu gatishmërinë për t’u angazhuar në çështjet e menaxhimit mjedisor dhe turistik të zonës rreth liqenit të Shkodrës, lumit të Bunës, si dhe aksesit të Alpeve në krahinën e Plavës, krahas promovimit të kulturës dhe folklorit të dy vendeve.

Edhe Kryeministri Berisha çmoi marrëdhëniet bashkëpunuese mes dy vendeve tona. Kryeministri theksoi domosdoshmërinë për menaxhimin e një projekti të përbashkët të turizmit për zonën ansambël të liqenit të Shkodrës, Velipojës dhe Ulqinit. Edhe aksesi rrugor për rivitalizmin e komuniteteve në Alpe, është i rëndësishëm, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Me këtë qëllim, qeveria shqiptare po punon për ndërtimin e infrastrukturës së duhur rrugore dhe të porteve turistike, me synim mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe të industrisë së turizmit veçanërisht.

KOMENTE