Ai fiton 120 000 pound në javë ndërsa nëna e tij 6 paund në orë.
Ky është Mario Balotelli dhe nëna e tij Rose.
Ai pi shampanjë të cilësisë së mirë ndërsa nëna e tij bën hesap të ushqejë veten me bukë.
Por përsëri ai nuk duket fare zemërgjerë përsa i përket kujdesit për nënën e tij, e cila u largua nga Italia dhe erdhi në Britani vetëm për të qënë pranë djalit të saj, të ketë mundësi ta shohë dhe aspak nuk ka nevojë për paratë e tij.
Ajo punon vetëm pak metra larg rezidencës së tij si pastruese në një zyrë.5 herë në javë ajo merr autobusin për të shkuar në punë dhe jeton në një shtëpi që përdoren për filmat komedi të shtresave të varfëra.
Nëna Rose dhe burri i saj Tomas, e kanë dhënë për adoptim, ose më mirë qendra sociale e asaj kohe i kërkoi ta jepnin për adoptim që kur ishte dy vjeç pasi ai ishte sëmurë nga një infeksion në zorrë dhe që ishte i destinuar të vdiste nëse do të vazhdonte në atë gjendje. Familja e tij jetonte në Breshia të Italisë por me origjinë nga Gana dhe ishte në gjendje tepër të varfër për ta ndihmuar djalin e tyre.
Por vite të tëra familja që adoptoi Marion, i mohoi çdo gje dhe nuk i tregoi se ai kishte familjen e tij origjinale gjallë.
Krishtlindjet efundit ajo u zhvendos në zonën e Mançesterit për të qenë pranë djalit të saj tejet të çuditshëm, tani 21 vjeç.
Një burim ka thënë: "Kur ajo erdhi nga Italia me vajzën e saj, Rose tha se dëshironte të jetë e afërt me djalin e saj dhe nuk do ndonjë të pasuri të madhe apo të luks që tani ai gëzon.
Dhe duket se ajo i ka qëndruar besnike fjalës së saj, duke jetuar brenda mjeteve të saj të kufizuara dhe duke punuar shumë. Puna e saj është tepër e vështirë dhe më parë ka punuar në një treg ku ishte jashtë çdo ditë dhe në kushte për mbijetesë.
Mari e ka vizituar nënën e tij disa herë, por ai shikon jetën e tij gjë që e bën të lumtur dhe nënën e tij.