English

Presidenti Topi vizitë në Itali

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi së bashku me Zonjë e Parë, Teuta Topi dhe në krye të delegacionit zyrtar shqiptar u nis sot drejt Italisë, me ftesë të Kryebashkiakut të Çelino San Markos, Françesko Kashione, për të marrë pjesë në veprimtarinë kulturore: “Itali – Shqipëri: miqësia mes dy popujve”.

Në këtë veprimtari kulturore, që do të zhvillohet në Komunën e Çelino San Markos të Provincës së Brindizit, në rajonin e Puljas, Kryetari i Shtetit shqiptar është i ftuar i nderit në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë në thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes popullit shqiptar dhe atij italian me lidhje miqësore historike e tradicionale. Gjatë kësaj vizite pune, Presidenti Topi pritet të zhvillojë edhe disa takime zyrtare me autoritetet e larta vendore të rajonit të Puljas në Brindizi dhe në Leçe.

KOMENTE