Arben Lisa ka qënë emigranti shqiptar që më në fund i ka dhënë fund çështjes për të drejtën e tij në gjykatën e Strazburgut.
Ai qe arrestuar nga policia greke me pretendimin se qëndronte në Greqi me një leje qëndrimi që i kishte skaduar afati.
Emigranti kishte jetuar ligjërisht për disa vite në Greqi me leje të rregullt qëndrimi, që i kishte rinovuar radhazi midis viteve 2003 dhe 2010.
Ndërsa në 20 prill 2010 kishte bërë kërkesë për rinovim të lejes, gjë që nuk iu mundësua dhe më pas ishte arrestuar duke u dëbuar nga Greqia.
Por Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut i dha të drejtë shtetasit shqiptar Arben Lisa dhe vendosi gjobitjen për shtetin grek me 12 mijë euro që duhet t'i paguajë emigranti shqiptar si dëmshpërblim për shkeljen e të drejtave të njeriut si dhe 1.500 euro për shpenzime.